Alma Papamihali është një nga penat më interesante në fushën e poezisë bashkëkohore shqipëtare. Ka lindur në qytetin e Tiranës dhe që ne fëmijëri ka kultivuar pasionin për letërsinë dhe në veçanti për poezinë. Aktiviteti i saj ka qëne i lidhur ngushtë gjithmonë me botën e letrave. Pasi mbaroi studimet e larta ne degën gjuhë - letërsi largohet nga vendlindja për tu vendosur ne Gjermani nga ku do të vazhdojë të bashkëpunoj me shumë gazeta dhe revista kulturore të kohës. Në vitin 2007 boton vëllimin e saj të parë poetik me titullin "Nën tingujt e natës" të përbërë nga 100 poezi që do të ndiqet në dhjetor të vitit 2009 me librin e saj të ri "Shtegtim pulëbardhe", hedhur në treg nga Botimet Toena. Po nga e njëjta shtëpi botuese në nëntor të vitit 2011 hidhet në treg vëllimi me poezi "Aromë gruaje" i cili mirëpritet në mënyrë të shkëlqyer nga publiku dhe ka një jehonë të madhe në panairin e librit "Tirana 2011". Gjuha e pastër, stilistika e veçantë e ndërtimit të strofës, filozofia që rrjedh nga vargu në varg dhe reflektimi mbi boten shpirtërore që prek direkt individin, janë disa nga karakteristikat që e bëjnë poezinë e saj një nga më të lexuarat...lexo me shumë

Më kishte qëlluar të lexoja aty-këtu ndonjë poezi të poetes Alma Papamihali. Motivi i zgjedhur, fjala e qëmtuar bukur, vargu plot fineë, bota delikate femërore e derdhur në vargje, më shtynin për një njohje më të plotë të veprimtarisë krijuese të kësaj autoreje. E rasti i mire e solli që një miku e kolegu im, të më sillte nga panairi i fundit i librit në Tiranë prmbledhjen poetike të titulluar "Shtegtim pulëbardhe", publikuar në menyrë dinjitoze nga Botimet "Toena".
-Ambicioze kjo vajzë,-mendova sapo lexova titullin e librit, pa e shfletuar ende atë. Kisha parasysh fluturimin elegant të pulebardhave në det, figurat e papërseritshme që ato bëjnë në ajër, lëvizjet befasuese kur kridhen mes ujerave të kaltra të detit. E mendova se edhe Papamihali, me titullin në fjalë, tentonte të arrinte atë elegancë e bukuri me vargjet e saj. Një ambicje jo e vogël, por gjithesesi e admirueshme, çka dëshmon për seriozitetin me të cilin autorja i ka hyre rrugës së veshtirë, por të bukur të krijimtarisë poetike...
lexo me shumë


VËSHTRIM MBI ARTIN POETIK TË POETES ALMA PAPAMIHALI
nga Thani Naqo


Poetja Alma Papamihali është shfaqur para lexuesit me artin e saj poetik duke publikuar librin parë në vitin 2007, titulluar "NËN TINGUJT E NATËS". Ajo ka botuar edhe cikle me poezi nëpër faqe internetike, poezi të përkthyera në gjuhën franceze e atë rumune, duke u përballur kështu edhe me poetë bashkëkohës të saj. Një konceptim më të plotë si lexues mbi krijimtarinë e  Alma Papamihalit e krijova kur më ra në dorë libri i saj i dytë me poezi, titulluar SHTEGTIM PULËBARDHE, botuar nga Toena në vitin 2009. Pas leximit të poezive bie në sy specifika e artit poetik të Alma Papamihalit, specifikë që ka të bëjë pikërisht me këndvështrimin individual të një bote gati të padukshme, mbasi ajo di të qëmtojë me zgjuarësi ndjenja dhe detajet që përcjellin jetën e brishtë të femrës. Kjo është specifika që karakterizon individualitetin e saj krijues, duke mos përdorur pasthirma dhe hymne, as renditje mekanike detajesh, por përcjellje me art të përzgjedhjeve të ndjenja vetë holla, të cilat janë shkruar me ngrohtësi. Pasi lexon poezitë e Alma Papamihalit, dallon një tjetër specifikë...lexo më shumë

Alma Papamihali dhe thellësia e vargut!

nga Ndue Lazri


LIBRIN E RI ME POEZI TË ALMA PAPAMIHALIT
"AROMË GRUAJE" MUND TA GJENI NË LIBRARITË TOENA ADRION DHE QTU NË TIRANË,NË DURRËS, VLORË, SARANDË, POGRADEC DHE NË PRISHTINË. GJITHASHTU MUND TA POROSISNI ONLINE KËTU

Ismail Kadare, në orën letrare gjermane në München

"Askush më shumë se shqiptarët, nuk e do Kosovën"
Nga Alma Papamihali
Kadareja është dhe do të mbetet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, por jo vetëm asaj shqiptare. Së fundi jehona dhe fama e tij, janë përhapur edhe në rang internacional dhe konkretisht, edhe në Gjermani, ku ai prezantohet në vjeshtën e këtij viti, me një përmbledhje prej 17 tregimesh dhe romanesh të shkurtër, nën titullin origjinal në Gjermanisht, "Der Raub des königlichen Schlafs" ("Vjedhja e gjumit mbretëror").
Kadareja është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, ku mund të përmendim padyshim shtetet evropiane Francë, Angli, Gjermani, Itali etj deri në Japoni. Për artëdashësin letrar gjerman, mbrëmja letrare e Mynchenit ishte mjaft interesante. Ismail Kadare, vinte i shoqeruar nga përkthyesi i tij prej shumë vitesh, z. Joachim Röhm. Salla ishte e tejmbushur dhe interesimi i publikut ishte ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë, si në gjermanë, ashtu dhe në artëdashës shqiptarë. Pas një udhëtimi të largët afërsisht 450 km, kisha mundësinë të ndiqja nga fare pranë, një mbrëmje Letersie që kishte përmbledhur njëkohësisht dy pika të rëndësishme...Letërsinë, (kryesisht veprën e Kadaresë), por edhe diskutimin e hapur me publikun mbi aktualitetin shqiptar. Kushdo që e ka ndjerë veten shqiptar në atë sallë, sigurisht është ndjerë i privilegjuar, që Kadareja Ynë i madh, ishte aq pranë nesh, pa u munduar të përzgjedhë publikun e tij, por thjesht duk qënë i afërt dhe spontan për çdo pyetje që mund të drejtohej nga salla. Megjithatë, jo gjithkush mund të diskutojë mbi veprën e Kadaresë. Jo më kot Kadareja quhet ndryshe dhe "Homeri shqiptar". Mbase ndër të vetmit autorë qe ka bërë në mënyrë të shkëlqyer ndërthurjen e mitologjisë me realitetin. Ndaj për kritikën botërore, ai është një pritës i denjë i çmimit "Nobel". Por gjithashtu nuk mund të diskutosh mbi letërsinë e Kadaresë, edhe në qoftë se nuk ke përjetuar asnjë ditë diktaturën komuniste ose së paku nuk e njeh nga afër atë.
Lexo me shume